Hoffenheimi ia ka shkaktuar humbjen e parë në shtëpi për sezonin e ri Bayer Leverkusenit me rezultat 1:2.
Protagonisti i ndeshjes ishte futbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, i cili shënoi një gol dhe dha një asistit.
Leverkuseni kaloi i pari në epërsi në minutën e 6-të ndërsa rezultati u barazua nga Asllani në minutën e 25, ndërsa në të 52-të dhuroi edhe një asistim për t’u shpallur kështu lojtari i ndeshjes, njofton Klankosova.tv.
Asllani pas ndeshjes publikoi disa fotografi në rrjetin e tij social në “Instagram” me bashkëlojtarin e tij, Leon Avdullahun, i cili po kërkohet me ngulm nga kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Zvicrës.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.