Arsenali dhe Newcastle United janë futur në listën në rritje të skuadrave që po ndjekin sulmuesin anësor të Sportingut, Francisco Trincao, sipas një raporti të fundit.
Trincao, 25 vjeç, ka shkëlqyer që nga ardhja e tij te klubi në vitin 2022, duke rinisur karrierën e tij pas periudhave të zhgënjyese me Barcelonën dhe Wolverhampton Wanderers.
Ai pritet të largohet nga Sporting këtë verë, teksa Manchester United dhe Manchester City janë gjithashtu të interesuar për të, për shkak të lidhjeve të tyre me Sportingun – trajnerin Ruben Amorim dhe drejtuesin e ardhshëm sportiv, Hugo Viana, respektivisht.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.