Në stërvitjen e radhës të Sigal Prishtinës, tifozët "Plisat" kanë ofenduar basketbollistin e kësaj skuadre Drilon Hajrizi.
Ata më herët i kanë kërkuar kryesisë së skuadrës që ta largojë lojtarin, pasi nuk duan ta shohin me fanellën bardhekaltër.
Kjo pasi ata pretendojnë se Hajrizi kohë më parë e ka fyer rëndë skuadrën dhe tifozerinë e saj.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.