Palestra "13 qershori" në Suharekë do të jetë vendtakimi i Yllit dhe Pejës.
Këto dy skuadra do të përballen sonte me fillim nga ora 19:00 në ndeshjen e parë të playoff-it të basketbollit.
Mbetet të shihet se kush do të kalojë në epërsi pas kësaj ndeshje.
Ylli-Peja do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet sportive të Artmotion, në kanalin Sport 3.
Kurse, mbrëmë Prishtina e ka fituar ndeshjen e parë të play-offit ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:69.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.