Skuadra gjermane Hoffenheim, e ka blindur mbrojtësin e kombëtares së Kosovës Albian Hajdarin.
Kontrata e re vlen deri në vitin 2031, sipas gazetarit të njohur gjerman Florian Plattenberg, kjo pas paraqitjeve fantastike të 22 vjeçarit.
“Albian Hajdari me kontratë të re, e kryer. Marrëveshje e kompletuar”.
“Kontrata vazhdohet edhe për dy vite, deri më 2031. Paga rritet, gjithçka e nënshkruar. Nuk ka klauzolë lirimi”, raporton ai.
Hajdari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane, por klubi gjerman ka vendosur ta mbajë duke i ofruar kushte më të mira dhe kontratë afatgjate.
Po ashtu, Hoffeinheim pritet që ta vazhdojë kontratën edhe me Leon Abdullahun, por krejt situatë ndryshe paraqitet te sulmuesi Fisnik Asllani, i cili po kërkohet nga klubet gjigante, Bayern, Dortmund dhe Barcelona.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.