Lajmet e fundit

United e ka vlerësuar koston e projektit në 4.2 miliardë paund, por pretendon se do të sjellë përfitime të mëdha sociale dhe ekonomike për komunitetin lokal dhe rajonin më të gjerë, duke përfshirë 92 mijë vende pune, më shumë se 17 mijw shtëpi të reja, si dhe tërheqjen e 1.8 milion vizitorëve shtesë çdo vit.
Kostoja për stadiumin është parashikuar nga United të jetë rreth 2 miliardë paund, megjithëse duke qenë se vetëm çatia me tendë ka të ngjarë të kushtojë 300 milionë paund, burimet e industrisë thonë se 3 miliardë paund është një buxhet më realist. Kërkesat e Freightliner për 400 milionë paund mund të rezultojnë në një rindërtim që tejkalon ndjeshëm buxhetin që nga fillimi.
United nuk po kërkon para publike për të ndërtuar vetë stadiumin. Klubi nuk pranoi të komentojë mbi një negociatë private tregtare. /Klankosova.tv