Lajmet e fundit

Izraeli dhe Hamasi të hënën i dhanë një pritje të këndshme një propozimi egjiptian për t'i dhënë fund luftës së tyre të ashpër.
Mosrefuzimi i plotë i këtij plani rrit mundësinë e një raundi të ri diplomacie për të ndalur një ofensivë shkatërruese izraelite në Rripin e Gazës, raporton Euronews, përcjell KlanKosova.tv,
Plani egjiptian kërkon një lirim gradual të pengjeve dhe formimin e një qeverie palestineze ekspertësh për të administruar Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar. Kjo sipas një zyrtari të lartë egjiptian dhe një diplomati evropian që di për përmbajtjen e propozimit.
Zyrtari egjiptian, duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se detajet u përpunuan me kombin e Gjirit të Katarit dhe iu prezantuan Izraelit, Hamasit, ShBA-së dhe qeverive evropiane.
Të dyja, Egjipti dhe Katari ndërmjetësojnë mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa ShBA-ja është aleati më i afërt i Izraelit dhe fuqia kryesore në rajon.