Kanë përfunduar pjesët e para të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll.
Nga katër ndeshje që po zhvillohen, në dy prej tyre janë shënuar nga dy gola, ndërsa në dy të tjera rrjetat kanë mbetur të paprekura në 45 minutat e para.
Ferizaj dhe Ballkani po luajnë baras me rezultat 1:1, ku suharekasit kaluan fillimisht në epërsi në minutën e 13-të, për të barazuar vendasit pas 20 minutash lojë, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa Gjilani po e mposht Prishtinën me rezultat 2:0 me golat e Basas në minutën e 6-të dhe të Jaroviqit në minutën e 11-të që shënoi nga penalltia.
Kurse, Malisheva dhe Dukagjini e përfunduan pjesën e parë me rezultat 0-0, njëjtë siç bënë edhe Drenica dhe Prishtina e Re.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.