Lajmet e fundit

Kjo shfaqje e cila pati interesim të madh të publikut për ta parë, “Gadjo'’ (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë, por poashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për "klikime" është shndërruar në qëllim sipëror.
Nata e katërt e edicionit të dytë të Prizren Fest-it vazhdoi me shfaqjen ‘’21 e më tepër’’ nga Sllovakia, një shfaqje gjysmë stand-up dhe gjysmë vallëzim.
"21 e më tepër" eksploron me humor përdorimin e eufemizmave dhe korrektësisë politike si rrugë shpëtimi nga realiteti, duke pasqyruar kështu problemet e sotme me pranimin e proceseve të vazhdueshme në shoqërinë bashkëkohore, shkruan në njoftim, transmeton klankosova.tv.