Inter dhe Fiorentina e kanë mbyllur 45 minutëshin e parë pa gola, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e nëntë në Serie A.
Në këtë ballafaqim të kampionatit elitar të Italisë, në stolin e "Nerazzurëve" është edhe portieri shqiptar, Alain Taho, raporton Klankosova.tv.
18 vjeçari zuri vend në mesin e të ftuarve të trajnerit Cristian Chivu, pasi spanjolli Josep Martinez u përfshi në një incident komunikacioni, si pasojë e të cilit, një i moshuar vdiq.
Taho është pjesë e të rinjve të 20 herë kampionit italian, derisa konsiderohet si e ardhmja e këtij klubi me nam në Itali dhe Evropë, sikurse edhe e kombëtares së Shqipërisë.
Inter - Fiorentina po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.