Lajmet e fundit

Një tjetër rast është raportuar në rrugën "Fatmir Selmani" në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një shufër hekuri dhe një laser. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Po ashtu, në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë policia ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit të banesës së tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa here me armë zjarri. Është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe 7 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të banesës së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njoftoi policia./Klankosova.tv