Lideri aktual Inter, shkon në një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Milanit, përpara ndeshjes së kuqezinjve në Romë të dielën në mbrëmje.
Interi ishte befasisht në disavantazh prej dy golave ndaj Pisas, në ndeshjen e parë të xhiros së 22-të, në Serie A, kur Moreo, i befasoi të gjithë.
Me dy golat e shënuar, njërin pas gabimit të portierit Sommer, dhe tjetrin pas gjuajtjes me kokë, por skuadra vendase shënoi një breshëri golash përmes Zielinskit (penallti), Lautaros, Espositos, Dimarcos, Bonny-t dhe Mkhitaryan, për rezultatin final 6-2, me Interin që shkëlqeu pas golit të dytë të mysafirëve.
Në xhiron e ardhshme Inter shkon te Cremonese, kurse Pisa e pret në shtëpi Sassuolon.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.