Kundër njëri-tjetrit zhvilluan shumë ndeshje në 'EL CLASICO'.
Gerard Pique i Barcelonës dhe Iker Casillas i Real Madridit, ishin edhe bashkëlojtarë në kombëtaren e Spanjës, ku përjetuan shumë suksese, duke fituar Kupën e Botës dhe kampionatin evropian, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht se janë shokë, megjithatë si atëherë e sikur tani, ngacmimet për skuadrat e tyre të zemrës, i kanë karakterizuar gjithmonë të dy.
Së fundmi, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka postuar një moment kur Pique i afrohet ish-portierit të Real Madridit, me pesë gishta, që nënkuptojnë fitoren e mbrëmshme të Barcelonës në finalen e Superkupës, ku "Blaugrana" shënoi 5 gola, raporton Klankosova.tv.
Momentin e gjeni në linkun duke klikuar këtu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.