Kardiologu Novruz Çaushaj ka folur mbi rrezikun që mund të sjellin pilulat stimuluese tek njeriu, sidomos tek ata që kanë probleme me zemrën ose diabetin.
Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today”, ku po diskutohej për vdekjen e Shemsi Krasniqit – Shemi, ai theksoi se këto pilula, fatkeqësisht, shiten pa receta. Ai bëri apel që të gjithë ata që i përdorin të këshillohen paraprakisht me mjekun, pasi ato mund të përshpejtojnë një atak kardiak.
“Pilulat stimuluese mjafton që në thelb të jenë të tilla, ato edhe tek njerëzit e shëndetshëm janë të rrezikshme, dhe ai që i përdor dhe ka brenda vetes elemente të një sëmundjeje të zemrës apo diabetit, ato kthehen në rrezik dhe kjo është paralele me produktet që ne përdorim për seksin”.
“Në tregun tonë ato shiten pa recetë, por gjithmonë duhet të bëhet apel, ata që kanë probleme me zemrën, të mos i marrin pa u këshilluar me mjekun pasi përshpejtojnë një atak kardiak”, theksoi mjeku, njofton Klankosova.tv.
Shemi i grupit “Ilirët” u gjet pa shenja jete të hënën rreth orës 15:00 në banesën e tij në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=d8goxtrgsfQ
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.