Treshja e piloteve femra ka hyrë në histori duke u shndërruar në ekuipazhin e fluturimit të parë të Royal Brunei Airlines, ekuipazh ky i cili përbehet i tëri nga femra.
Përveç që është një arritje e madhe në karrierat e tyre, fluturimi ishte i jashtëzakonshëm edhe për shkak të destinacionit të tyre, që ishte Arabia Saudite – vend ky në të cilin femrave nuk u lejohet të kenë as patentë shoferi.
Me rastin e festës e pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar më 1984, Brunei caktoi tre femra pilote me 24 Shkurt, transmeton Klan Kosova.
Kapitenia Sharifah Czarena dhe pjesëtaret e ekuipazhit të saj, Sariana Nordin dhe Dk Nadiah Pg Khashiem ishin në kontroll të aeroplanit Boeing 787 Dreamliner në fluturimin BI081 nga Brunei në Jeddah.
Ekuipazhe të përbëra nga femra janë shndërruar në trend kohëve të fundit.
Javën e kaluar disa nga kompanitë ajrore, duke përfshirë Air Canada dhe Air India, kanë operuar me staf të përbërë nga femra pilote për të shënuar javën e Femrave të Aviacionit në mbarë botën.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.