Piktura ‘Vajza me Ballon’ e artistit të njohur misterioz, Banksy, u shit në një ankand në Londër për më shumë se një milion euro.
Mirëpo menjëherë pasi ra çekiçi që konfirmoi shitjen e veprës së njohur, ajo u çmontua papritur.
Gazeta e njohur Financial Times, ka raportuar se brenda kornizës dikush ka instaluar një mekanizëm që u aktivizua nga distanca me qëllim për ta shkatërruar pikturën, transmeton Klan Kosova.
Një teori tjetër është se vetë artisti Banksy i cili ndodhej brenda sallës e ka aktivizuar pajisjen.
Gazeta Art, ka shkruar se një njeri i veshur me të zeza, i cili po mbante kapelë dhe syzë të diellit, ishte parë duke u kacafytur me rojet e sigurisë pranë hyrjes, menjëherë pas incidentit.
Zakonisht ankandi anulohet kur një vepër e artit dëmtohet para se të largohet nga salla e shitjes. Mirëpo drejtori i galerisë, Alex Branczik, ka një tjetër mendim.
Ai ka thënë se Banksy është artisti më i madh në Britani dhe se shfaqja ‘vetë-shkatërruese’ e pikturës ishte pjesë e artit të gjeniut Banksy.
“Ju mund të argumentoni se tani kjo vepër është bërë edhe më e vlefshme”, ka shtuar Branczik.
https://www.instagram.com/p/Bok5EC_hxP_/?utm_source=ig_web_copy_link
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.