Derisa bota po përballet me pandeminë, artisti i mirënjohur anglez, David Hockney, krijoi një pikturë me lule të verdha dhe të ndritshme të titulluar "Mbaje në mend se ata nuk mund ta anulojnë pranverën".
Midis një frike dhe pasigurie, kjo vepër solli një shpërthim optimizmi, duke ua kujtuar të gjithëve se natyra me ciklet e saj të vazhdueshme të rilindjes dhe ripërsëritjes, mund të ofronte ende shpresë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Hockney e ka vlerësuar prej kohësh botën natyrore, si për frymëzimin estetik ashtu edhe për cilësitë terapeutike.
"Ne mund ta përmbushim vetveten vetëm duke parë natyrën", ka thënë ai.
Ekspozita, një ripërpunim i ekspozitës jashtëzakonisht popullore 2019 në Muzeun Van Gogh në Amsterdam, shfaq dashurinë e dy artistëve për natyrën, si dhe ndikimin e pagabueshëm të Van Gogh në Hockney.
Kjo ekspozitë pritet të qëndrojë e hapur deri më 20 qershor 2021.
"Gjithmonë e kam gjetur botën mjaft të bukur, duke e parë. Vetëm duke parë. Dhe kjo është një gjë e rëndësishme që unë ndaj me Vincent van Gogh: ne të dy me të vërtetë, me të vërtetë kënaqemi duke parë botën" ka shtuar Hockney.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.