Sipas ESPN një person i afërt me lojtarin dhe klubin, i cili ka dashur që të mbetet anonim ka treguar për një marrëveshjen mes Pierce dhe Clippers.
Pierce do të jetë i lidhur me klubin për tre vitet e ardhshme, ndërsa vlera e marrëveshjes sillet rreth 10 milionë dollarë.
Kontrata pritet të zyrtarizohet me 9 korrik.
Pierce është basketbollisti i 16-të me pikë të shënuara në histori të NBA, ndërsa sezonin e fundit e ka kaluar te klubi Washington Wizards.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.