08.05.2021 · përditësuar para 1885 dite1 min lexim
Në qendrën Botin në Santander të Spanjës është hapur ekspozita PICASSO IBERO, ku paraqitet ndikimi i artit iberik në krijimtarinë e artistit me nam botëror Pablo Picasso.
Ekspozita me më shumë se 200 punime është organizuar në bashkëpunim me Picasso National Musee në Paris, shkruan Euronews, trasnmeton Klan Kosova.
"Kjo është hera e parë ku ne kemi eksploruar gjatë një periudhe kaq të gjatë këtë marrëdhënie që Picasso e mbajti me rrënjët e tij spanjolle", ka thënë kuratori i ekspozitës Cécile Godefroy.
Për ta bërë ekspozitën më të kuptueshme dhe më interesante, një numër i madh i pjesëve arkeologjike janë mbledhur gjithashtu për të treguar larminë e artit Iberik - një burim frymëzimi për Pablo Picasson.
Vizitorët do ta kenë rastin të kalojnë përmes disa prej skulpturave të mëdha prej guri, veprave të krijuara prej bronzit dhe qeramikës së pikturuar - të gjitha këto punime që iu referohen atyre të Picassos.
Ekspozita PICASSO IBERO do të qëndrojë e hapur deri më 12 shtator.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.