Melisa Ibrahimi, është pianistja që ka fituar medaljen e bronztë në Garën Ndërkombëtare të Muzikës “Dinu Lipatti Rome 2022” në Itali ku ka përfaqësuar Kosovën.
Ibrahimi në shtator të vitit të kaluar kishte fituar vendin e parë në garën e mbajtur në Rusi.
Ndërkaq në total ajo, bashkë me profesoreshën e saj, Alberta Troni, numërojnë 16 çmime në shtete të ndryshme si Gjermani, Itali, Londër, Rusi, Serbi e Suedi.
Më poshtë e gjeni një kronikë të përgatitur në shtator të vitit të kaluar, kur Ibrahimi fitoi çmimin në Rusi.
https://www.youtube.com/watch?v=2l30RJIazNg
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.