Pianistja, Ardita Statovci, ka njoftuar se do të performojë në La Maison Française të Uashingtonit muajin e ardhshëm.
“Të dashur miq, kam kënaqësinë të ndaj me ju se më 17 mars, në orën 18:30, do të performoj një recital solo në La Maison Française në Uashington D.C”, ka njoftuar Statovci në Facebook.
“Programi përmban vepra për piano nga Schubert, Beqiri, Ravel dhe Brahms - një repertor që e kam posaçërisht afër zemrës sime”.
“Do të ishte kënaqësi ta ndaja këtë mbrëmje me ju. Biletat janë falas”.
Statovci ka njoftuar edhe se ku mund të gjenden biletat për koncertin e saj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.