09.08.2018 · përditësuar para 2892 dite1 min lexim
Festivali i muzikës “ Gabala “, i cili po mbahet në Azerbejxhan, po e shënon përvjetorin e dhjetë jubilar të themelimit.
Në këtë organizim, performancë të jashtëzakonshme dhanë pianistët nga Izraeli të njohur me emrin “MultiPiano”.
Shikuesit patë mundësinë të përcjellin shfaqjen e tyre duke luajtur tetë duar në dy piano, e nganjëherë luanin me dhjetë duar.
Sipas euronews.com, kjo është pjesë e koncertit Bach-Vivaldi në A minore. (Nota A- minore).
Sipas pianistit Tomas Lev, i cili udhëheq edhe shkollën e muzikës Buchmann-Mehta, kjo formë ishte shumë e njohur sidomos gjatë shek 19-të. Ka pasur grupe muzikore që kanë luajtur me 6 duar, 8 duar në dy piano, por ishte harruar për një kohë.
Qëllimi i grupit ka qenë për të rikthyer këtë formë të paraqitjeve, transmeton klankosova.tv.