Nuk arriti me kohë ta mbuloj, prandaj Shala gaboi edhe më rëndë kur tërhoqi kundërshtarin Kone Kasum.
Gjyqtari Qaka nuk u mendua fort, për t’i dhënë kartonin e dytë futbollistit të Drenasit për ta përjashtuar.
Për Phoneixin nga 11 metra ishte i saktë kapiteni Enis Miranaj.
Pak pa përfunduar pjesa e parë e përballjes së xhiros së 12-të në Ligën e Parë mes Drenasit dhe Phoneixit të premten, u shkaktua penallti në anën tjetër.
Vendimi u mor pas rishikimit në VAR, kurse atë më pas e humbi Elshani, sepse portieri Podrimaj e ndali, e pjesa e parë u mbyll 0 me 1 për Phoneixin.
Me të nisur pjesa e dytë, mysafirët shënuan golin e dytë.
Ediae nuk u mbulua mirë për ta quar topin në rrjetë.
Pak sekonda më vonë, i njëjti futbollist bëri këtë depërtim për ta qitur në pozitë të mirë Miranaj, porse ky gaboi rëndë.
Në minutën e 53-të, Drenasi shënoi golin e vetëm me Xhylanin.
Ndeshjen e fitoi Phoneix 2 me 1, e para se të mbyllej, Besmir Fetahu u përjashtua nga loja.
Drenasi nuk arriti të shënoj gol tjetër për të barazuar rezultatin, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë rresht për Phoneixin, duke u renditur për momentin në vendin e dytë në Grupin A me 22 pikë.
Drenasi mban pozitën e 6-të me 18 pikë. /klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.