Në moshën 85 vjeçare ka vdekur Philip Roth, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë.
Ai do të mbahet mend për 30 veprat e tij, por edhe për disa nga thëniet e jashtëzakonshme.
1.Pleqëria nuk është betejë, është masakër.
2.Është njerëzore të kesh një sekret. Dhe është po aq njerëzore ta nxjerrësh atë.
3.Jeta është një periudhë e shkurtër kohe gjatë së cilës gjallojmë.
4.Nuk ka më njerëz të rinj. Janë të njëjtët njerëz që takon gjithmonë, me maska të ndryshme.
5.Një burrë hebre me prindërit gjallë është një djalosh 15-vjeçar dhe do mbetet i tillë derisa prindërit e tij të ndërrojnë jetë.
6.Nuk i pyes kurrë shkrimtarët e tjerë mbi rutinën e tyre të punës. Nuk më intereson. Joyce Carol Oates thotë diku se kur shkrimtarët pyesin njëri-tjetrin mbi kohën e punës në fakt përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: Është edhe ky po aq i çmendur sa unë? Nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. (Thëniet janë zgjedhur nga botimeshqip.com)
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.