Dy prej skuadrave që kanë qenë në playoff vazhdimisht viteve të fundit, Houston Rockets dhe Philadelphia 76ers duelojnë mes tyre për synime të ndryshme. Takimi mes këtyre dy skuadrave luhet mëngjesin e të enjtës teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1, duke filluar nga ora 01:30.
Raketat e Houston të udhëhequr nga veteran Cousins-Wall synojnë fitoren me qëellim ndjekjen e pozitës së tetë në perëndim, ndërsa nga ana tjetër Philadelphia që do të paraqitet pa kandidatin për MVP, Joel Embiid kërkon një fitore tjetër për të vazhduar edhe më tutje në krye të bregut lindor.
Aktualisht Rockets janë në pozitat e fundit të perëndimit me 11 fitore dhe 16 humbje, ndërsa Philadelphia janë liderët e lindjes me 18 fitore të arritura, krahas 10 disfatave.
Houston, 5-shja e mundshme startuese:
John Wall, Eric Gordon, Jae’Sean Tate, Danuel House Jr, DeMarcus Cousins
Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese:
Ben Simmons, Seth Curry, Danny Green, Tobias Harris, Dwight Howard
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.