Phil Lesh, një ndër themeluesit e “The Grateful Dead” dhe basisti i grupit gjatë karrierës së tyre tre dekadash, ka vdekur. Ai ishte 84 vjeç.
Njoftimi u bë të premten (25 tetor) në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram.
“Phil Lesh, basist dhe anëtar themelues i The Grateful Dead, ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe plot dashuri”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
“Phil u solli gëzim të jashtëzakonshëm të gjithëve përreth tij dhe la pas një trashëgimi me muzikë dhe dashuri. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes Lesh në këtë moment.”
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.