Manchester City priti Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të UEFA-s dhe fitoi me rezultatin 4–1. Në këtë ndeshje, Phil Foden arriti një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Klankosova.tv Anësori anglez shënoi dy herë, të dy golat erdhën nga jashtë zonës së penalltisë. Sipas Opta-s, ai është lojtari i parë që nga viti 2008 që shënon dy gola nga distanca në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve. I fundit që e bëri këtë ishte Alessandro Del Piero kundër Real Madridit. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.