Lajmet e fundit

Gjyqtari i Premier Ligës, David Coote, është pezulluar pas një videoje ku ai shfaqet duke bërë komente fyese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e tyre, Jurgen Klopp.
Në video, Coote përdor një gjuhë të ashpër për të përshkruar Kloppin, i cili u largua nga Liverpooli këtë verë pas gati nëntë vjetësh si trajner i klubit nga Merseyside.
Coote gjithashtu e përshkruan Liverpoolin si “të pavlerë”, ndërkaq Kloppin si “arrogant”.
Pezullimi i Cootet vjen pas kritikave për vendimet e tij në disa ndeshje të Liverpoolit, përfshirë ndeshjen e fundit kundër Aston Villës, ku ai nuk ndaloi lojën pas një ndërhyrjeje ndaj Mohamed Salahut që mund të rezulonte me karton të kuq për kundërshtarët.