Ylli i futbollit, Nabil Bentaleb shënoi gol në ndeshjen e parë të rikthimit në fushën e gjelbër, pasi pësoi arrest kardiak qershorin e kaluar.
Pas tetë muajsh rehabilitimi, Federata Franceze e Futbollit e liroi Bentaleb për të bërë rikthimin e tij të shumëpritur, transmteon Klankosova.tv
Ish-ylli i Tottenham, i cili tani luan për Lille, nuk kishte luajtur që kur u shfaq në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës për Algjerinë më 10 qershor të vitit të kaluar.
Ndryshe, me fitoren e mbrëmshme, Lille pozicionohet në vendin e pestë me 38 pikë.
Ata do të rikthehen në aksion këtë të shtunë kur do të presin AS Monacon.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.