Më 4 shtator, 2016 Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku.
Shenjtërimi i saj kishte ardhur pasi Papa ishte bazuar në rastin e një besimtari brazilian që kishte admirim të madh për Nënë Terezën - moment ky kur nuk kishte shpjegim shkencor për atë që kishte ngjarë.
Gjatë kohës sa kishte qenë i sëmurë, besimtari kishte thënë se ishte lutur për t’u shpëtuar nga Nënë Tereza dhe kishte ngjarë që tumori i cili i ishte përhapur në tërë trurin, ishte zhdukur në një mënyrë të pashpjegueshme.
Sidoqoftë, shqiptarja me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, gjatë dhe pas jetës së saj pati edhe kritikë të ashpër si Christopher Hitchens që e akuzonte si “mikeshë të varfërisë” dhe jo të të varfërve, dhe si mikeshë të llojit më të keq të pasanikëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.