Finlanda, Izraeli, Polonia, Rumania dhe Turqia kanë paraqitur kandidaturat për organizimin e Kampionatit Europian në Basketboll në vitin 2017, njofton Klan Kosova.
Vendimi përfundimtar do të dihet më 12 dhjetor.
Si edhe në Kampionatin e sivjetmë, një shtet ka mundësi që ta fitojë organizimin e gjithë kampionatit, një grupi apo një faze të garimit.
Kampionati u organizua bashkërisht nga Franca, Kroacia, Letonia dhe Gjermania, kurse u fitua nga Spanja.
Secili shtet ishte nikoqir i një grupi në një qytet përkatës (Montpellier, Zagreb, Riga, Berlin), ndërsa faza finale u zhvillua në qytetin francez Lille.
https://www.youtube.com/watch?v=n5FhZaK4suk
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.