Më 4 prill dalin në shitje këta pesë libra të cilat ua rekomandon gazeta USA Today, transmeton Klan Kosova.
Libra të zhanrit fiksion dhe ata jofiksion do ta pasurojnë bibliotekën tuaj personale, andaj nxitoni që t’i blini sapo të botohen.
Nga biografitë që shpalosin jetën personale dhe profesionale të disa personaliteteve të famshme, e deri tek tregimet fiktive e spirituale, të gjitha këto mund t'i përjetoni përmes pesë librave që këtë muaj do t'i pushtojnë raftet e dyqaneve e bilbliotekave.
1.”Sidoqoftë” – Alec Baldwin
Zhanri: Biografi
Janë shënime biografike të aktorit që mbulojnë fëmijërinë e tij , martesat dhe baticat e zbaticat e karrierës së tij.
2.”Rregulli i Humbur”, Steve Berry
Zhanri: Fiksion
Cotton Malone del në gjueti për miliarda në Konfederatë, në floriun që fshihet nga një organizatë klandestine.
3.Hallellujah Gjithsesi, Anne Lamott
Zhanri: Jofiksion
Autorja e disa librave mbi spiritualitetin shkruan për rëndësinë e mëshirës.
4. Arnie: Jeta e Arnold Palmerit, Tom Callahan
Zhanri: Jofiksion
Biografia e një golfisti legjendar që vdiç vitin e kaluar në moshën 87 vjeçare.
5.Kuzhina e Nënës Sime: Mëngjesi, Dreka, Darka, dhe Kuptimi i Jetës, Peter Gethers
Zhanri: Jofiksion
Autori mëson se si gatuajë nga nëna e tij e moshuar, autorja e një libri gatimi Judy Gethers, pasi që ajo kishte pësuar sulm.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.