Lajmet e fundit

3.“The Headspace Guide to Meditation and Mindfulness” nga Andy Puddicombe. “Jam i sigurt që në moshën 25 vjeçare do e përqeshja këtë libër, por unë dhe Melinda jemi interesuar shumë për meditimin kohët e fundit,” thotë Gates, i cili tani menditon dy ose tre herë në javë.
4.“Army of None” nga Paul Scharre. Ky libër është një pamje provokuese e inteligjencës artificiale në luftëra,” shkruan Gates. “Është një temë shumë e komplikuar,” thotë ai, por Scharre, një ekspert i mbrojtjes në Pentagon dhe pjesëtar i ushtrisë amerikane, ofron anët negative dhe pozitive të luftërave të fuqizuara me inteligjencë artificiale.
5.“Educated” nga Tara Westover. Në këtë biografi bestseller, Tara Westover pasqyron fëmijërinë e saj si më e vogla e pesë fëmijëve e cila u rrit në një shtëpi mormone fundamentaliste në zonat rurale. Babi i saj besonte që duhet ta izolonte familjen e tij nga e gjithë shoqëria, duke përfshirë sistemin shëndetësor dhe arsimor, kështu ajo nuk shkeli në një klasë shkolle deri sa ishte 17 vjeç.
klankosova.tv