Lajmet e fundit

I mbështetur me kërkime, tregime dhe vetë realizim, ky libër ju ndihmon të kuptoni emocionet tuaja dhe i ndalon ato të zhvillohen në pengesa të jetës.
"Një përkujtim i dashur", Bianca Sparacino
Ky libër ju hyn në punë kur keni nevojë për fjalë për të përqafuar pjesët tuaja të thyera dhe për t'i qepur së bashku. Përkujtues të dashur për të vazhduar pavarësisht sfidave dhe për të përqafuar të kaluarën dhe gjithçka që do të vijë, ky libër është një udhëtim drejt shërimit.
"Kur të jesh gati, kështu shërohesh", Brianna West
Mjafton një ngjarje e vetme traumatike për t'jua prishur jetën. Ky libër ka të bëjë me lejimin e asaj përçarjeje që të ju shndërrojë në persona të zgjuar dhe të evoluoni në njerëz emocionalisht inteligjentë.
"Bjeshka je ti", Brianna West
Ky është një libër për sjelljet vetë sabotuese dhe rezistencën ndaj përpjekjeve për të ndryshuar. Por, duke nxjerrë njohuri thelbësore nga zakonet tuaja më të dëmshme dhe duke ndërtuar inteligjencën emocionale, duke kuptuar më mirë trurin dhe trupin tuaj, ju mund të dilni nga rruga juaj dhe drejt vetes suaj me potenciale më të larta të së ardhmes.
"Katër marrëveshjet", Don Miguel Ruiz
Bazuar në mençurinë e lashtë Toltec, ky libër thyen besimet vetë kufizuese dhe ofron një kod të fuqishëm sjelljeje që mund ta transformojë me shpejtësi jetën tuaj në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashuri.