Në Veternik të Prishtinës, të martën, është përuruar hapësira e sportit të padelit me emrin Be All Padel, ku pati shumë të pranishëm. Aty ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, kryetari Prishtinës, Përparim Rama, ai i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e të tjerë, duke qëndruar në konak te Besim Shulemaja, që është kryetar i Federatës së Padelit të Kosovës.
Pjesë e këtij projekti është edhe ish-kapiteni i kombëtares kuq e zi, Lorik Cana, që tregoi përvojën e tij, duke e dashur këtë sport që në momentin e parë që e praktikoi, njofton Klan Kosova.
Të pranishmit përfituan kartela me 30% zbritje për tre muaj, ndërsa u tha se ata që e provojnë këtë sport, do ta duan me automatizëm, si dhe do të hapen pika të tjera në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=JHsrZCdDs9Q&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.