Një gurore në fshatin Shpërdhet të Kurbinit është përfshirë nga flakët, ku janë djegur 5 makina të tonazhit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.07.2026, rreth orës 02:30 të mëngjesit, është raportuar një zjarr në fshatin Shpërdhet, në ambientet e një guroreje private.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi B. A. ka njoftuar autoritetet se në guroren që ai administron dhe përdor, kanë marrë flakë 5 automjete të tonazhit të rëndë. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar, raporton vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe policia, ndërsa është ngritur grupi hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve të mundshëm dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.