Albion Rrahmani edhe një herë tjetër ishte heroi i skuadrës së Spartës së Pragës.
Sulmuesi kosovar realizoi dy gola në fitoren 3:1 ndaj Zlin, ndeshje kjo e cila ishte derbi në xhiron e shtatë të kampionatit në Republikën e Çekisë.
Këtë herë gëzimi për të ishte i dyfishtë, pasi futbollisti festoi edhe ditëlindjen e 25-të, transmeton Klankosova.tv.
Albioni fillimisht shënoi golin e parë të takimit në minutën e 31-të, kurse dopietën e tij e kompletoi në minutën e 59 të takimit.
Përveç golave, sulmuesi në 80 minuta sa luajti kompletoi 3 driblime me saktësi prej 75%, po ashtu fitoi pesë prej shtatë dueleve në të cilat u përfshi.
Në 11 ndeshjet e fundit, tetë janë golat e realizuar nga Albion Rrahmani.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.