19.09.2016 · përditësuar para 3577 dite1 min lexim
Kosova i ka humbur të gjitha ndeshjet në Grupin E në kualifikimet për Europianin 2017 në basketboll.
Sllovenia, Bullgaria e Ukraina, të gjitha mposhtën Kosovën lehtësisht. Ndër problemet më të mëdha tek përfaqësuesja e Kosovës ishte edhe numri i vogël i lojtarëve që janë në gjendje të luajnë gjatë dhe shpesh.
Prandaj është vërejtur nevoja për lojtarë kualitativë. E një ndër ta do të mund të ishte dhe njëri nga lojtarët më të mirë që ka luajtur në basketbollin e pasluftës në Kosovë, Samir Shaptahu, apo siç në fillim njihej Samir Shaptahoviq.
Por, fatkeqësisht Shaptahu tash e dy vjet ka lënë basketbollin aktiv, ndaj pjesëmarrja e tij në këto kualifikime ishte e pamundur.
Edhe Erolld Belegu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka thënë në Sports Show në Klan Kosova se pensionimi i Shaptahut ishte arsyeja përse ai nuk u ftua, ndryshe shqiptari nga Mali i Zi do të ishte pjesë e përfaqësueses.
“Samir Shaptahu nuk u ftua për arsye se ai nuk është aktiv tash e dy vjet në basketbolli”, ka thënë Belegu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.