Moti i ligë ka përfshirë disa rajone të Kosovës, pasditen e së mërkurës.
Situatë e rënduar është paraqitur në Sllatinë të Epërme, pas reshjeve të shumta të shiut.
Si pasojë e stuhisë, rrugët e këtij fshati janë përmbytur nga uji, derisa është vështirësuar qarkullimi.
Sipas pamjeve të publikuara, shihen qytetarë që janë detyruar t’u shmangen rrugëve, derisa disa vetura pothuajse janë përmbytur nga ujërat.
Gjithashtu, shihen edhe lokalet që rrezikojnë të vërshohen, pasi që sasia e ujit është e madhe. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.