Liverpool ka kaluar në epërsi kundër Milanit. Golin e epërsisë e shënoi Divock Origi, në minutën e 55-të.
Ishin italianët ata që kaluan në epërsi me golin e Fikayo Tomorit, që realizoi në minutën e 29-të. E rezultati u barazua nga Mohamad Salah, në minutën e 36-të.
Kjo ndeshje, që po zhvillohet në kuadër të Champions League, është vendimtare për Milanin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.