Lajmet e fundit

Mesfushori legjendar i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta, është përlotur në konferencën ku e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist.
“Ju lutem më lini që të jem pak emocional sot…”, ka thënë Iniesta i përlotur.
“Kurrë nuk e kam menduar që vjen kjo ditë. Kurrë s’e kam imagjinuar”.
“Po, këta janë lot të një djali nga një qytet i vogël si Fuentealbilla, që ëndërronte të luante futboll dhe e arritëm këtë gjë pas një pune të zellshme, sakrifice…mosdorëzimi, vlera këto thelbësore në jetën time”.
“Ndihem shumë krnear me këtë rrugë, me krejt njerëzit që më kanë shoqëruar”.