Lajmet e fundit

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mprehtë)”, thuhet në konfirmim.Pllana bëri të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Klankosova.tv