Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë ekskluzive për emisionin "Sports Show" në Klan Kosova, aty ku 'pirati kosovar' shpalosi detaje nga karriera e tij në Mallorca.
Në stadiumin e Mallorca-s, Muriqi zbuloi përkrahjen e tifozëve dardanë, institucioneve dhe figurave politike për arritjen deri në finale të "play-off"-it të Kupës së Botës, raporton KlanKosova.tv.
"Kemi marrë shumë mesazhe. Ka pas njerëz që edhe para lojës na kanë thënë që ju e keni arritur kulmin. Për finale, ndodhi çka ndodhi, ju jeni zemra jonë jeni krenaria jonë. Domethënë, kjo është diçka jashtë mase e mirë për neve. Ka qenë kënaqësi që e kemi dëgju. Kemi shkuar edhe pas lojës, ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kemi marrë edhe medalje për përfaqësimin e shtetit tonë. Këto janë gjëra të mira, këto personalishte edhe për mua edhe për bashkëlojtarët e mi vetëm na motivojnë", tha Muriqi.
https://www.youtube.com/watch?v=9aJFEP4g2WE
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.