Ukraine ka përjashtuar kandidaten ruse nga gara e Eurovisionit ngaqë kishte performuar në Krime, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Julia Samoilovas i është ndaluar pjesëmarrja në këtë ngjarje për shkak të vizitës ilegale të saj, kanë deklaruar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.
Samolinova, ka konfirmuar që kishte performuar në Krime në vitin 2015, e cila ishte aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
Ukraina do të jetë nikoqire e Eurovisionit, i cili do të mbahet në kryeqytetin Kiev në maj.
Përveç këngëtares së lartpërmendur, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka futur në listë të zezë të paktën 140 artistë rus.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.