Përgjigjet e fëmijëve shpeshherë i bëjnë për të qeshur prindërit dhe ato komentohen në shumë tubime.
Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Twitter kur një baba nga Serbia ka shpërndarë një pjesë të detyrës së djalit të tij, transmeton Klan Kosova.
"Ma solli djali detyrën. E lexova dhe për pak sa nuk u mbyta" ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë në të cilën shihet se si tek një lopa e vizatuar djali ka shkruar "Kafsha në fotografi quhet lopë".
Ndërkaq, për përgjigjen e radhës së detyrës e cila i bëri të gjithë të qeshin është dashur që të përshkruhet se si duket kjo kafshë, ku vogëlushi ka shkruar "si dem".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.