Lojtari i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, i cili si pasoj e një lëndimi nuk arriti që të ftohet në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” , ka njoftuar se sezoni për të tashmë ka përfunduar.
Berisha i është nënshtruar një operimi dhe përmes një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, lojtari ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses.
“I pikëlluar ta them që sezoni ka përfunduar. Operacioni shkoi shumë mirë, më pret punë e madhe në javët e ardhshmë, shihemi sezonin tjetër”, ka shkruar Berisha në fotografinë e postuar në Instagram, transmeton Klan Kosova.

●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.