Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen basketbollit që po zhvillohet ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës me rezultat 42:29.
Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën para kualifikuese për botërorin 2023, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Sllovakia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Pavarësisht kësaj, himni i Kosovës është intonuar pak para se të nis përballja.
Ndeshja është duke u transmetuar ekskluzivisht në kanalin Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.