Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes PSG-së dhe Bayern Munichut në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Ekipi i parë që e rrezikoi portën kundërshtare ishte PSG-së, ku Desire Doue e gjeti vetën në minutën e 3-të në një pozicion të mirë Brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.
Vetëm 15 minuta më vonë, Khvicha Kvaratskhelia gjuajti fort, por goditja e tij ishte jashtë kornizës, ndërsa në minutën e 27-të, Donnarumma me një pritje të jashtëzakonshme e ndali gjuajtjen e Olises për t’ia mohuar golin, njofton Klankosova.tv.
Në fund të pjesës së parë, dominimi ishte i tëri i Bayrenit, të cilët shënuan një minutë para fundit, por gjyqtari e anuloi golin për pozitë jashtë loje.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.