Ka përfunduar pa gola koha e rregullt e ndeshjes së barazhit në mes Vushtrrisë dhe Llapit.
Në pjesën e parë, ishte Vushtrria ajo që dominoi ndeshjen, por që munguan golat.
Ndërsa, Llapi arriti që të këndellej në pjesën e dytë, ku rastin më të mirë llapjanët e patën në fund, por që goditjen e fort e priti portieri vushtrrias, njofton Klankosova.tv.
Nëse nuk do të ketë fitues në vazhdime, atëherë ekipi që sezonin tjetër do të garojë në Superligë do të vendoset në penallti.
Ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Llapit mund ta ndiqni ekskluzivisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.