Lajmet e fundit

Presidentja e KE-së von der Leyen shkroi dje në Twitter se ajo kishte pasur një takim të parë të mirë me Kurtin, i cili u zgjodh për mandatin e dytë në shkurt. “(Unë) i uroj qeverisë së tij sukses në avancimin e reformave në Kosovë, duke përfshirë ato në shtetin e së drejtës, dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. BE do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, përfshirë vaksinat për të luftuar pandeminë ", shkroi von der Leyen në Twitter.Good first meeting with @albinkurti
Wish his government success in advancing reforms in Kosovo, including in the rule of law, and normalisation of relations with Serbia. EU will continue support for Kosovo, including with vaccines to fight the pandemic. pic.twitter.com/nLf70qMQhV — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 29, 2021
Kurti përfundoi vizitën e tij në Bruksel, në të cilën u shoqërua nga Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër dhe Donika Gervalla-Schwarz, minister e jashtme duke iu drejtuar Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.
"Në fjalën time, unë thashë që ne nuk duhet ta marrim paqen të mirëqenë dhe as nuk duhet ta injorojmë historinë, sepse kjo do të thotë të injorosh mësimet e shkruara në varrezat e kontinentit tonë", shkroi Kurti në Twitter.
Eurodeputeti Tonino Picula shkroi në Twitter pas fjalimit të Kurtit në këtë komision se mandati i tij i ri ishte një mesazh i votuesve se ata presin një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit.
Picula mbështeti përmirësimin e programeve të arsimit dhe mbrojtjes sociale dhe mbështeti liberalizimin e vizave, pas përmbushjes së kushteve të nevojshme, shkruan EuorpeanWesternBalkans.
Kurti gjithashtu u takua me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.


